Vendosni fjalën kyçe....

Rezart Taçi bën zbulimin e beftë: Fola me motrën e Joe Biden për të ma zgjidhur situatën kur më akuzonin, kam lidhje familjare me ta


Biznesmeni Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare ka deklaruar sot se persekutimet ndaj tij nuk kanë të ndalur.

Në një deklaratë për Top News, Taçi, tha se për shkak të lidhjeve familjare me presidentin e tanishëm të SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar së motrës dikur, Valerie, që të ndërhynte për të zgjidhur gjendjen në të cilën ndodhej asokohe.

Sipas tij, Valeria ka ardhur në atë kohë në Shqipëri e ka takuar kryeministrin Berisha duke i kërkuar që ai të mos përsekutohej në mënyrë të padrejtë.

“Për shkak të një lidhje familjare që kam me familjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden, në atë kohë i kërkova motrës së Biden që të vinte në Shqipëri për të zgjidhur situatën time. Ajo erdhi dhe takoi Berishës dhe i kërkoi që Rezart Taçi të mos persekutohet më në mënyrë të padrejtë. Pas një periudhe paqeje nisën sërish persekutimet.” – tha Taçi.

Ky i fundit është në kërkim së bashku me dy persona të tjerë pasi dyshohet se është përfshirë në një operacion për pastrimin e rreth 18 milionë euro të Cosa Nostra-s italiane nëpërmjet Alpha Bank.