Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-shefi i policisë në Sarandë, ishte në kërkim për “shpërdorim detyre”


Arrestohet një ish-shef policie i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre në Sarandë.

Bëhet fjalë për 64-vjeçarin Adrian Nuha, për të cilin gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Pas arrestimit, ish-shefi i policisë do t’i dorëzohet Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.