Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga atentati në Astir, Mihasi ishte në përgjim nga prokuroria për vrasjen e ish-policit në Laç


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Unazën e Re mbrëmjen e sotme ku mbeti i vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Mihasi ka qenë në përgjim nga prokuroria për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç disa javë më parë. Por për këtë përgjim nuk është ngritur asnjë akuzë për Mihasin.

Mihasi dhe Dumani nuk ishin persona të panjohur për policinë. Mihasi njihet si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt ndërsa Dumani për grabitje të një banke të nivelit të dytë.

Të dy viktimat ishin në makinën tip “Audi” teksa lëviznin në Astrin në zonën e njohur si “Dy rrathët”  kur u qëlluan nga breshëria e plumbave nga një makinë tjetër.

Pas kësaj ngjarje vetëm pak minuta më vonë u gjet një makinë e djegur në Thumanë e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Targat e kësaj makine ishin raportuar të vjedhura në Tiranë.