Gjatë qëndrimit të tij në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, kryeministri Edi Rama është takuar me Aleks Sorosin, me djalin e multimiliarderit, George Soros.
Ky i fundit ka publikuar një foto ku sëbashku me Ramën, shfaqen në Pallatin Elysee.
“Vëllezërit në Elysee! Një darkë speciale në Forumin e Paqes.”- shkruan Alex Soros.
View this post on Instagram
Rama dhe Soros duket se kanë krijuar një miqësi dhe partneritet të veçantë, pasi nuk janë të rralla herët kur janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në një intrervistë televizive, Rama e ka vlerësuar Fondacionin për Shoqërinë e Hapur dhe Xhorxh Sorosin, duke thënë që përfaqësojnë një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve për Shqipërinë.