Vendosni fjalën kyçe....

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani viktimat e atentatit në Astir, njëri bashkëpunëtor i Ervis Martinajt


Erigers Mihasi dhe Armando Dumani janë viktimat në atentatin e ndodhur në Unazën e Re. 

Erigres Mihasi, një personash i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços, dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Juxhin dhe Rivelino Mumajesi për ngjarjen e ndodhur më 27 qershor 2018 në një lokal bastesh në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Erigers Mihasi

Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019. 

Erigers Mihasi shok i Ervis Martinaj, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Në këtë ngjarje ka marë pjesë një grup i përbërë nga pesë persona, i paisur me armatim si pistoletë dhe automatik kallashnikov, të cilët kanë sulmuar me armë, shkelma dhe grushta grupin e të rinjve ku ndodhej dhe Rudolf Toma.

Ndërsa Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.

Dinamika

Dëshmitarë okularë që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi atentati thonë se Erigers Mihasi e Armando Dumani ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.

Sapo janë afruar pranë semaforit atentatorët, që me shumë gjasa i ruanin prej kohësh, kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi.

Plumbat janë qëlluar në pjesën e pasagjerit dhe shoferit, ku shumica e tyre ka përfunduar në pjesën e xhamit të parë.  

Dëshmitarët vijojnë duke thënë se autorët e ngjarjes kriminale janë larguar me shpejtësi drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe për kapjen e tyre janë ngritur forca policore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Më pas një makinë tip “Toyota” është gjetur e djegur në Thumanë e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Makina e përdorur nga viktimat.

Informacioni zyrtar i policisë

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“-njofton policia për ngjarjen./Hashtag.al