Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” duke komentuar zhvillimet në selinë blu dhe përplasjen Berisha-Basha deklaroi se nuk është i sigurt për ligjshmërinë e firmave.
Gjekmarkaj kërkoi që firmat të bëhen publike dhe nëse ato janë reale Kuvendi duhet të mblidhet.
“Nuk e di sa firma mund të jenë aty, por kjo frika për t’i ekspozuar, ato duhej të ishin bërë publike. Nuk e di a janë të gjitha firma legale. Nuk e di nëse janë anëtarë të apo njerëz të zakonshëm, atëherë kjo rrëzohet.
Jam kundër një kongresi i cili perceptohet si një gjetje e konfliktim me SHBA. Por nëse firmat janë reale, Kuvendi duhet të mblidhet. Këtu jemi në demokraci, procedurat duhet të jenë publike. Nuk mund të mbahen sekret, dyshoj se ka shumë parregullsi, mund të ketë firma qytetarësh dhe jo delegatësh”-tha Gjekmarkaj.