Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar për falsifikimin e kartelës që liroi Viktor Ymerin, Gani Shehu mohon akuzat: Shkresa u firmos dhe u vulos nga drejtori


Viktor Ymeri

Zbardhet dëshmia e ish-shefit të sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu, para gjykatës lidhur me akuzat ndaj tij.

Shehu u la sot nga gjykata nën “arrest me burg” për veprën penale të falsifikimit të kartelës së punës në burg për Viktor Ymerin, me qëllim për të liruar këtë të fundit.

Por sipas “News 24” Shehu i ka mohuar këto akuza përballë togave të zeza duke theksuar se nuk ka bërë asnjë falsifikim për të dënuarin në fjalë.

“Kam qenë përgjegjës i Sektorit Juridik në burg dhe me është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në IEVP.

Në praktikën tonë kontaktonim nga telefonit i zyrës me atë të shefit të policisë.

Pasi më dha të dhënat shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reci kam konceptuar shkresën dhe ia kam dërguar drejtorit. Drejtori e ka firmosur dhe vulosur dhe ia kam dhënë avokates. S’kam bërë falsifikim dokumentesh.”- tha Shehu.