Leon Goretzka ishte me fat që shpëtoi pa dëmtime të rënda, pas një ndërhyrjeje brutale të një lojtari nga Lihtenshtajni, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Mirëpo përsëri goditja qe aq e fortë, saqë kombëtarja gjermane ka vendosur ta dërgojë atë në shtëpi.
Mesfushori i Gjermanisë, pa kaluar ende 10 minuta nga nisja e ndeshjes, u godit me shkelm në qafë nga mbrojtësi i Lihtenshtejnit Jens Hofer.
Gjyqtarja e ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa vetë Hofer u shpreh më i shqetësuar për gjendjen e Goretzkës, pasi goditja ishte e paqëllimshme. Ndeshja përfundoi me rezultatin 9-0 për Gjermaninë.
Liechtenstein’s Jens Hofer got a straight red card after this high boot on Leon Goretzka 😳 pic.twitter.com/AavMaSIbrl
— ESPN FC (@ESPNFC) November 11, 2021
Pas gjithë këtij episodi, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, shpresonte se mesfushori do të ishte në gjendje të luante kundër Armenisë, por përfundimisht 26-vjeçari do të jetë një nga pesë lojtarët e dërguar në shtëpi në Mynih.
“Ai është ekzaminuar sërish. Leon është një lojtar që na nevojitet – veçanërisht në situatën aktuale. Është e rëndësishme sepse forcon mbrojtjen. Ai mund të kishte vazhduar të luante pas pjesës së parë, por ne nuk donim të rrezikonim dhe e lamë jashtë.”- tha fillimisht Flick për DFB.
Më vonë, u zbulua se Julian Draxler, Leon Goretzka, Manuel Neuer, Marco Reus dhe Antonio Rüdiger nuk do të udhëtojnë në Armeni për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës të dielën.
ℹ️ Julian Draxler, Leon Goretzka, Manuel Neuer, Marco Reus and Antonio Rüdiger will not travel to Armenia for our final World Cup qualifier on Sunday.
More info ➡️ https://t.co/AS1zxI8l4A#DieMannschaft #ARMGER pic.twitter.com/H4K8zS1ESw
— Germany (@DFB_Team_EN) November 12, 2021