Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në kryeqytet, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”.
Policia bën me dije se një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet E.Ç, ka përplasur një 13-vjeçar, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur. Për fat të mirë fëmija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Yzberishtit’, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.