Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi për lidhjet e fushatës së Trumpit me Rusinë – E ardhmja e Jake Sullivan si Këshilltari i Bidenit për Sigurinë vihet në dyshim, përmendet në hetime


Këshilltari i Presidentit amerikan Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, përmendet në një nga aktakuzat e marra nga këshilltari special John Durham në hetimin e tij mbi origjinën e hetimit të FBI-së për lidhjet e dyshuara midis Rusisë dhe fushatës së ish-presidentit Donald Trump. Të paktën kështu raportoi Fox News të martën.

Zbulimi ngriti menjëherë pyetje për të ardhmen e Sullivan në Shtëpinë e Bardhë.

Sullivan nuk përmendet me emër në aktakuzë, por Fox citoi dy “burime” që e identifikuan atë si “këshilltarin e politikës së jashtme” të përmendur në akuzat kundër ish-avokatit të Komitetit Kombëtar Demokratik, Michael Sussmann.

Ky zhvillim shënon më të afërmin me administratën e Biden, që Durham-it i ka ardhur në duar në këtë hetim.

Aktakuza e Sussmann detajon se si një avokat i paidentifikuar i fushatës së Clinton “shkëmbeu emaile me menaxherin e fushatës së Clinton, drejtorin e komunikimit dhe këshilltarin e politikës së jashtme në lidhje me akuzat e Bankës Ruse-1 që Sussmann kishte ndarë së fundmi me një reporter të paidentifikuar”.

Nuk ka asnjë indikacion se Sullivan është objektiv i hetimit të Durham-it mbi origjinën e hetimit të FBI-së për lidhjet e dyshuara midis Rusisë dhe fushatës së Trump në vitin 2016, tha Fox News.

Përveç citimit të burimeve që e identifikuan Sullivanin si këshilltarin e paidentifikuar për politikën e jashtme të Clinton-it, një artikull i Paul Sperry sugjeroi më tej se ai mund të ketë kryer dëshmi të rreme gjatë dëshmisë së Kongresit me dyer të mbyllura në dhjetor 2017.

Kongresmeni Devin Nunes, anëtar i Komitetit të Inteligjencës, i cili mori dëshminë e Sullivan, tha: “Duket sikur shumë nga mashtruesit kryesorë të Rusisë u promovuan në administratën e Bidenit”.

“Nëse Jake Sullivan është përfshirë në mashtrim, ai duhet të dalë dhe të japë një llogari të plotë dhe të sinqertë të rolit të tij – por unë nuk do ta mbaj frymën për këtë.”- shtoi Nunes.

Në atë kohë, Sullivan thuhet se mohoi të dinte ndonjë detaj specifik në lidhje me përpjekjet kërkimore të fushatës së opozitës apo që firma ligjore e Sussmann-it po punonte për fushatën deri në tetor të atij viti.

John Hurham në prill 2019 u caktua të hetonte origjinën e hetimit fillestar të FBI-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-ve të vitit 2016, dhe në tetor 2020 ai u emërua Këshilltar Special për Departamentin e Drejtësisë për atë çështje, një pozicion që ende e mban.

Gjatë konferencës së të martës në Shtëpinë e Bardhë, Zëvendës Sekretarja e Shtypit Karine Jean-Pierre u pyet nëse ka “ndonjë konflikt këtu që do të pengonte Sullivan të mund të kryente detyrën e tij”.

Jean-Pierre tha se ajo nuk ishte në dijeni të raportit të Fox News – i cili ende nuk ishte postuar në atë kohë – dhe nuk pranoi të komentonte.

Jean-Pierre u pyet gjithashtu në lidhje me dosjen kryesisht të diskredituar të hulumtimit të opozitës mbi Trumpin e përpiluar nga ish-spiuni britanik Christopher Steele, një nga burimet e të cilit – analisti rus Igor Danchenko – u arrestua në lidhje me hetimin e Durham javën e kaluar.

 “Unë ju referoj në Departamentin e Drejtësisë. Unë nuk do ta komentoj këtë nga këtu.”- tha Jean-Pierre.

Sussmann pretendon se është i pafajshëm për akuzat se ka gënjyer FBI-në duke fshehur faktin se ai ishte duke punuar si këshilltar i fushatës së Clinton-it, kur ai informoi autoritetet për komunikim të dyshuar elektronik midis Alfa Bank të Rusisë dhe Organizatës Trump.

As zyra e Sullivan-it dhe as Departamenti i Drejtësisë nuk kanë komentuar për këtë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e New York Post/ Përshtati në shqip Hashtag.al