Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi: Pagat për mësuesit në vitin 2022 do të rriten me 6%


Në prezantimin e Projektbuxhetit të qeverisë për Arsimin, ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi një rritje pagash për mësuesit.

Gjatë fjalës së saj, Kushi tha se në vitin 2022, të gjithë punonjësve mësimorë, edukatorë dhe psiko-social në të gjithë shkollat e vendit do u rriten pagat me 6%.

 “Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë.

Për vitin 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat pagat do rriten me 6%.

Një nga zërat në buxhet per vitin 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore.”- tha Kushi.