Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka folur në emisionin “Kjo Javë” për Lulzim Bashën dhe vendimin që mori për pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar për shkak të shpalljes non grata.
Paloka gjatë intervistës vuri në dukje një nga defektet e Bashës. Ai tha se kryedemokrati të dëgjon dhe të miraton ato që thua por më pas bën të kundërtën.
“Një nga defektet e Bashës është që të dëgjon ndonjëherë edhe ta miraton atë që thua , por nuk e bën dhe ky është problem”-deklaroi Paloka.
Paloka theksoi se ka këshilluar Bashën për përjashtimin e Berishës ku i ka kërkuar që të shprehej ndryshe në deklaratë dhe të mos e largonte pa u vërtetuar fajësia.
“Edhe zgjidhjet ia kam dhënë. Pasi u mor vendimi, i kam thënë ka një parim universal në drejtësi je i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia jote jo e anasjellta dhe zoti Basha kishte vënë të kundërtën. Zoti Berisha momentin që vërtetohet fajësia atëherë largohet”-tha Paloka.