Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Tunizi kundër rihapjes së një landfilli mbeturinash


Protestuesit në Tunizi janë përleshur me policinë gjatë gjithë javës, duke demonstruar kundër rihapjes së një landfilli mbeturinash. Protestat në qytetin lindor të Agareb, Tunizi, kanë nisur që nga vendimi për të hapur landfillin që ishte mbyllur në fund të shtatorit për ankesat e banorëve vendas se ndot mjedisin.

Një grevë e përgjithshme u zhvillua të mërkurën pas vdekjes së një protestuesi në qytet të hënën. Ndërsa familja e tij tha se protestuesi ishte mbytur nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e sigurisë gjatë protestave të natës, Ministria e Brendshme e ka mohuar këtë pretendim.

Ndërsa përleshjet vazhduan, Presidenti Kais Saied mbajti një takim me disa aktivistë të shoqërisë civile në Pallatin Carthage pranë kryeqytetit Tunis të enjten, duke u zotuar për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Tunizia ka qenë në kontrollin e një krize të thellë politike që kur Saied rrëzoi qeverinë, pezulloi parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv më 25 korrik.

Zhvillimet në Agareb paraqesin një sfidë serioze për kabinetin e ri të zbuluar së fundmi të kryesuar nga Najla Bouden, e cila u emërua nga Saied si kryeministrja e parë femër e vendit.