Një 15-vjeçare në SHBA goditi me grusht kundërshtaren gjatë një ndeshjeje basketbolli duke shkaktuar jo pak zemërim në fushën e lojës dhe rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi gjatë një turneu basketbolli për të rinjtë në Los Anxhelos SHBA. Sipas dëshmive, e ëma e 15-vjeçares me ngjyrë është dëgjuar i dhënë se bijës që ‘të shkonte dhe të godiste kundërshtaren’ e mitur.
Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës, shfaqet në video duke goditur më grusht e duke rrëzuar përtokë një tjetër vajzë të mitur, shumë më e vogël se ajo për nga trupi.
Incidenti po hetohet, ndërsa vajza e goditur nuk ka pësuar dëme të rënda, sipas mediave lokale.