Vendosni fjalën kyçe....

Akrepat vrasin tre dhe persona dhe plagosin qindra të tjerë në Egjipt, i nxorri stuhia


Akrepat në Egjipt kanë thumbuar për vdekje tre persona në qytetin jugor të Aswanit, pasi stuhitë e forta i sollën ata nëpër rrugë dhe në banesa.

Një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se rreth 450 persona të tjerë u lënduan nga pickimi i akrepit.

Stuhia me breshër dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil të premten ishte veçanërisht e dhunshme.

BBC shkruan se akrepat nisën të shpërndahen rregullisht nëpër rrugë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që janë shqetësuar edhe gjarpërinjtë.

Doza shtesë të anti-helmit u janë dhënë qendrave mjekësore në fshatrat pranë maleve dhe shkretëtirave, tha një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve Al-Ahram.

Si pasojë e emergjencës, mjekët janë tërhequr nga vaksinimet anti Covid për të trajtuar kafshimet e akrepit.

Njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vendet me shumë pemë.

Thithjet e akrepit janë rrallë të rrezikshme për jetën, por fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga komplikime serioze.

 Sipas Mayo Clinic, një qendër mjekësore akademike në SHBA, vetëm rreth 30 nga rreth 1,500 specie të vlerësuara të akrepave prodhojnë helm toksik mjaftueshëm për të vrarë.

Simptomat që lidhen me efektet e helmit mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, dridhje të muskujve dhe lëvizje të pazakonta të kokës.

Anti-helmi përdoret si masë parandaluese përpara shfaqjes së simptomave, por gjithashtu mund të funksionojë pasi simptomat fillojnë të përkeqësohen.