Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet pak pas atentatit mafioz me dy viktima në Tiranë (Video)


Kanë dalë pamjet pak pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë ku mbetën të vdekur Erigers Mihasi e Armando Dumani.

Në pamjet filmike duken një grumbull njerëzish rreth makinës tip Audi me ngjyrë të bardhë që u bë shoshë me plumba automatiku. Po kështu aty afrohet edhe një punonjës policie i cili pasi qëndron për pak çaste pranë makinës largohet sërish drejt mjetit të tij për të njoftuar me radio kolegët.

Dy të rinjtë u qëlluan për vdekje ditën e djeshme në zonën e Astirit. Ata kishin qenë më herët në një kafe në zonë dhe pak pasi kanë hipur në makinë janë qëlluar me më shumë se 20 plumba. Një mjet tip Toyota është gjetur i djegur pranë Thumanës.

Ai rezulton të jetë i vjedhur në Greqi ndërsa targat janë vjedhur në Tiranë. Brenda tij janë gjetur dy armë zjarri automatike tip ‘Kallashnikov’ që dyshohet se janë përdorur nga autorët në atentatin mafioz.

Mihasi ishte kthyer një ditë më parë në Gjermania e dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit.

Deri tani nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen ndërsa janë sekuestruar pamje të shumta filmike të bizneseve pranë zonës ku ndodhi ngjarja kriminale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.

*Video Credit: JOQ