Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga vrasja në Astir, makina u vodh në Greqi, targat në Tiranë


Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit mbrëmjen e djeshme në Unazën e Re duket se ka qenë e mirëpregatitur prej kohësh.

Nga dinamika e përdorur dhe llogaritja e lëvizjes bën të dyshohet se autorët mund të jenë vrasës me pagesë.

Automjeti tip “Toyota” i cili u gjet pas atentatit i djegur në Thumanë rezulton i vjedhur në Greqi ndërsa targat e automjetit të vjedhura në Tiranë dhe të denoncuara si të tilla që prej korrikut 2021.

Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur edhe armët e zjarrit të cilat janë dërguar për ekspertizë balistike.

Nga grupi hetimor dyshohet se kanë qenë tre persona që kanë qenë në makinën e autorëve ndërsa dyshohet se persona të tjerë kanë ndihmuar në vrasjen për të djegur makinën dhe marrë ekzekutuesit.

Policia ka shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të dy viktimave, por edhe persona që mund të kenë dijeni për krimin, raporton News 24.