Vendosni fjalën kyçe....

Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin, raportohet për 1 viktimë (Video)


Dy tërmete të forta goditën Iranin jugor pranë portit të Bandar Abbas të dielën, duke bërë që banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe duke vrarë të paktën një person, njoftoi TV shtetëror.

Tërmetet ishin me magnitudë 6.3 dhe 6.4 ballë, duke tronditur provincën e Hormozganit, tha TV shtetëror dhe lëkundjet u ndjenë në të gjithë gjirin.

Një person vdiq pasi një shtyllë elektrik ra mbi të,” tha TV shtetëror iranian, duke cituar zyrtarë lokalë.

Irani është i kryqëzuar nga linjat e çarjeve të mëdha gjeologjike dhe ka pësuar disa tërmete shkatërruese në vitet e fundit.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare e vlerësoi magnitudën e një prej tërmeteve në 6.5 ballë në një thellësi relativisht të cekët prej 10 km (6 milje).

“Tërmeti u ndje në disa qytete jugore iraniane në provincën Hormozgan”, tha një zyrtar për televizionin shtetëror, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ishin dërguar në zonë.

Televizioni shtetëror tregoi banorët në Bandar Abbas duke ikur nga shtëpitë e tyre në panik. Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se nuk kishte dëme strukturore në shtëpi në zonë.

Tërmetet u ndjenë edhe në gjirin e Dubait, sipas disa banorëve.

“Është ndjerë në anën veriore dhe lindore të Emirateve të Bashkuara Arabe pa asnjë efekt”, tha Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe në një postim në Twitter.