Vendosni fjalën kyçe....

Grenell mbështet kandidatin serb për kongresmen në Nju Xhersi


Richard Grenell ka dalë në mbështetje të plotë për juristin amerikan me origjinë serbe Robert Koviç që kandidon si kongresmen i Nju Xhersit.

Administrata Biden dhe demokratët po dështojnë si brenda dhe jashtë vendit. Është koha për të vendosur një luftëtar në Kongres dhe Robert Koviç është patrioti që na duhet”, shkruan Grenell.

Robert Kovic është një amerikan i gjeneratës së parë, prindërit e të cilit emigruan në SHBA në fund të viteve 60 nga Jugosllavia.

“Ai ka treguar përkushtimin e tij për mbrojtjen e vlerave tona amerikane dhe premtimin e Amerikës me fjalë dhe veprime duke i shërbyer me nder vendit tonë”, vijon Grenell.

Grenell, shërbeu si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në Serbi- Kosovë në administratën e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar mbështetjen e tij për Robert Koviç për Kongresin në Distriktin e 11-të të Kongresit të Nju Xhersit duke thënë se “tani më shumë se kurrë kemi nevojë për patriotë me një agjendë të qartë të “Amerika e Para në Kongres. Na duhen përfaqësues të përkushtuar ndaj Kushtetutës”.

Administrata Biden dhe demokratët po dështojnë si brenda dhe jashtë vendit. Liberal Demokratët kanë refuzuar t’i kundërvihen të majtës radikale. Na kanë dështuar në kufijtë tanë, në Afganistan, në pavarësinë energjetike, në ekonomi dhe e kanë lënë vendin tonë më pak të sigurt. Politikat e tyre janë të këqija për Amerikën dhe të këqija për Nju Xhersin. Është koha për të vendosur një luftëtar në Kongres dhe Robert Kovic është patrioti që na duhet”-thekson Grenell./Hashtag.al