Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për sulmin ndaj Capitolit më 6 janar, Trump reagon ashpër: Patriotët amerikanë s’do e lejojnë minimin e drejtësisë  


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Komitetin e Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonte trazirat e 6 janarit në Kapitol, duke thënë se ‘patriotët amerikanë’ nuk do ‘lejojnë që kjo përmbysje e drejtësisë’ të vazhdojë.

Ish-presidenti sulmoi edhe një herë hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve në 6 janar, me një deklaratë të dielën duke pyetur pse ajo ‘protestë’ vazhdon të hetohet, por ata që ‘dogjën dhunshëm dhe pushtuan qytetet e drejtuara nga demokratët’ jo, duke iu referuar protestave masive të vitit 2020 nga Black Lives Matter në mbarë SHBA-në pas vrasjes së George Floyd.

“Nëse dikush ishte pranë Kapitolit duke valëvitur një flamur amerikan” më 6 janar, pretendon Trump, “ata vetëm kanë pasur telashe” nga autoritetet.

Deklarata e Trump pason aktakuzën e jurisë së madhe ndaj Steve Bannon, ish-këshilltarit të tij. Ai akuzohet për shpërfillje të Kongresit për refuzimin për t’iu përgjigjur një thirrjeje për të dëshmuar rreth 6 janarit.

Në deklaratën e tij të fundit, ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të falsifikuara, megjithëse asnjë gjykatë deri më tani nuk ka vendosur pro pretendimeve të tij.