Robin Aitken thotë se ekziston një pikëpamje ‘e pranueshme’ e ngjarjeve botërore, e cila dominohet nga mediat libeale. Ish-punonjësi i BBC-së paralajmëron se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre që veprojnë në të gjitha format e lajmeve.
Duke folur për RT, ish-gazetari i BBC-së Robin Aitken tha se konsumatorët e medias në Perëndim nuk marrin gjithmonë një pamje të drejtë të asaj që po ndodh në mbarë botën për shkak të pranisë së agjendës liberale pas shumë raportimeve perëndimore.
“Ju keni një kulturë mediatike në Britani, por kjo shtrihet edhe në vendet e tjera perëndimore, ku ka një pamje të pranueshme të ngjarjeve botërore, e cila dominohet nga mediat liberale,” tha Aikten.
Gazetari pohoi se kjo ishte shumë e qartë kur bëhej fjalë për ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë në dukje se kishte ‘unanimitet’ në mediat kryesore të Britanisë se Trump ishte një ‘gjë e keqe dhe një njeri i keq’.
Në të njëjtën mënyrë, Aikten sugjeroi se ekziston një atmosferë e përgjithshme anti-ruse në mediat britanike. Si rezultat, argumentoi ai, njerëzit në Britani janë të ekspozuar ndaj një pamjeje shumë të njëanshme të ngjarjeve.
Aikten, i cili u largua nga transmetuesi publik britanik në vitin 2007, paralajmëroi se të gjithë duhet të jenë ‘skeptikë ndaj këtyre mediave’.