Vendosni fjalën kyçe....

Nancy Pelosi kërkon hetim kriminal ndaj Kongresmenit republikan për parodinë vizatimore


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi (Demokrate-Kaliforni) i ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit amerikan të hetojnë një koleg republikan, i cili postoi një video vizatimore që përshkruan veten duke luftuar liderët demokratë.

“Kërcënimet e dhunës kundër anëtarëve të Kongresit dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet të tolerohen”, tha Pelosi në një postim në Twitter. Ajo i kërkoi udhëheqësit të pakicës së Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy (Republikan-Kaliforni) që t’i bashkohej asaj në dënimin e ‘videos së tmerrshme’ dhe duke bërë thirrje për hetime kriminale.

Çështja ka të bëjë me një video që Përfaqësuesi republikan Paul Gosar (Arizona) postoi në Tëitter të dielën, me një foto të fytyrës së tij të përpunuar në fotoshop duke përngjasuar me një personazh nga shfaqja vizatimore “Attack on Titan”. Personazhi i Gosarit shfaqet duke sulmuar monstra me fytyrat e Presidentit Joe Biden dhe Përfaqësueses Alexandria Ocasio-Cortez (D-New York).

Videoja virale tërhoqi reagimin e demokratëve, përfshirë Ocasio-Cortez, të cilët e etiketuan Kongresmenin me fjalë të ndryshme.