Deputetja e PD-së në qarkun e Elbasanit, Zheni Gjergji ka reaguar pas shpalljes së buxhetit për arsimin pak ditë më parë me një ceremoni nga qeveria.
Deputetja thotë se buxheti me shifra marramëndëse është propagandë pasi faktet flasin ndryshe.
Ajo sjell në vëmendje rastin e mësuesve në Belsh të cilëve nuk i janë likujduar pagesat e transportit çka është pranuar edhe nga drejtuesi i Zyrës së Arsimit në këtë qytet një muaj më parë.
“Ironia vazhdon ende!
Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramëndëse por ndërkohë faktet flasin .
Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor.
Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 nga drejtori i ZVA Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj.
Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin”-shkruan Gjergji.