Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka fituar zgjedhjet për Prishtinën.
Lajmi është konfirmuar nga KQZ-ja e Kosovës, sipas së cilës, Rama ka marrë 51.07 të votave ndërsa rivali i tij, Arben Vitia i Vetëvendosjes mori 48.93 të votave.
Ky ishte raundi i dytë i votimeve, pasi në të parin nuk pati një fitues.