Vendosni fjalën kyçe....

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna në balotazh, deri në orën 12


Ditën e sotme në Kosovë qytetarët votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Deri në orën 12:00 sipas KQZ-së 89 mijë e 911 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Në balotazh kandidatët janë në 21 komuna përfshi edhe kryeqytetin e Prishtinës.

Nga raundi i parë partia e shumicës qeverisëse nuk fitoi asnjë komunë ndërsa është në garë për Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën dhe disa komuna të tjera.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Balotazhi në Kosovë | Infografikë: REL