Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 4 persona në Tiranë e Fushë Krujë


Katër persona janë arrestuar në Tiranë e Fushë Krujë, një është shpallur në kërkim ndërsa janë proceduar penalisht nëntë të tjerë.

Në Tiranë janë ndaluar dy persona, 34-vjeçari me iniciale L. B. E 30-vjeçari me iniciale E. M. ndërsa është shpallur në kërkim 36-vjeçari me iniciale M.D.

Ata janë kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm me anë të një furgoni në Tiranë.

Policia ka proceduar penalisht edhe emigrantët e paligjshëm që u kapën brenda mjetit.

Në Fushë Krujë janë arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje e drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi

“Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, ndaluan 1 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”

J.H., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H., 30 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan 1 shtetas dhe proceduan 2 te tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.

U arrestua shtetasi A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.

U procedua  shtetasi M. Sh., 24 vjeç, banues në Shkafane, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Soul” me drejtues shtetasin L. M., 45 vjeç.

U procedua shtetësja F. B., 26 vjeç, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç,

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen nën kujdesin mjekësorë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi

“Finalizohet operacioni policor i koduar “COOPERATION”.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohen penalisht edhe 7 emigrantët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin “COOPERATION” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L.B., alias K. K., 34 vjeç dhe

E.M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.