Fëmijët australianë nën moshën 12 vjeç mund të vaksinohen kundër Covid-19 deri në fillim të janarit nëse nuk ka pengesa, ka zbuluar ministri i Shëndetësisë Greg Hunt, pasi vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç ka arritur në 70%.
Hunt tha për programin Insiders të ABC të dielën se fëmijët nën 12 vjeç pritet të vaksinohen nga ‘fillmi i janarit’. Ai shtoi se çështja ishte në duart e ekspertëve mjekësorë të cilët sipas tij ‘veprojnë në mënyrë të pavarur’.
Megjithëse planet për të vaksinuar fëmijët kundër Covid-19 kanë ndezur debate të ashpra në mbarë botën, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratuan përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç këtë muaj.
Pfizer pretendon se vaksina e saj ka një efikasitet mbi 90% për fëmijët e grupmoshës, megjithëse fëmijët pa sëmundje të tjera kronike ekzistuese kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga dëmtimi afatgjatë nga Covid.
Sipas statistikave të qeverisë australiane, 90% e australianëve mbi moshën 16 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine Covid-19, ndërsa 82.8% janë plotësisht të vaksinuar.