Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas mbylljes së mbledhjes së Kryesisë lidhur me vendimin e marrë për mbledhjen e Kuvendit.
Basha theksoi se Kryesia mori vendimin që Kuvendi do zhvilloi në 18 dhjetor.
Ai tha se nuk do lejojë askënd që të marrë peng PD-në.
“Pas 6 orësh diskutime dua ti falënderoj të gjithë pavarësisht mendimit apo votës së tyre për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një Kuvend në 18 Dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd që të marrë PD peng”-deklaroi Basha.