Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthehet Ramës: Kujdes me ne se s’vijmë nga urat poshtë Senës, mashtrove me pagesat për incineratorët, dil e kërko falje këtu


Kreu i PD-së Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama që t’u kërkojë ndjesë deputetëve demokratë për fyerjet ndaj tyre.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se kryeministri Rama mashtroi shqiptarët kur tha se për incineratorët janë parashikuar 9 milionë euro pagesa ndërkohë që janë 18 milionë euro.

Po kështu ai e akuzoi kryeministrin Rama lidhur me pagesat e parashikuar për Chechk-up që sipas Bashës janë kthyer në barcaletë.

Po kështu ai e akuzoi Ramën duke thënë se ka humbur mbi 300 milionë euro në arbitrazhet ndërkombëtare.

“Zonja është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit. Është diplomuar në Angli kur t’i ofroje shërbime në ‘Gare du Nord’. Kujdes kur merresh me ne se ta ka thënë paraardhësi yt si të ka gjetur, jemi gjeneratë tjeteër ne. Vijmë nga universitetet më të mira për t’i shërbyer vendit, nuk vijmë as nga urat poshtë Senës, as nga ‘Gare du Nord’. Ti je kujtim i gropës së Hajdin Sejdisë, mishërimi i saj. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë, mati mirë fjalët me të cilat u drejtohesh zonjave e zotërinjve të PD-së. Fjalorin përdore në shtëpinë tënde nëse e përdor. Ti je një zero, një hiç, nuk do merrem me ty 20 minuta. Ti je shpagesa për mëkatet e etërve tanë, edhe të PD-së, një pjese të saj. Gënjeve kur the 9 milionë euro për incineratorët. Janë 18 milionë euro sipas shifrave. Dil këtu dhe kërko falje për mashtrimin e rëndomtë, siç ke bërë këto 8 vite. Check-up yt është kthyer në barcaletë edhe mes oligarkëve të tu. Mbi 300 milionë euro ke humbur në arbitrazh, 112 milionë euro nga të cilat janë për Bechetti-n.” – tha Basha.