Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vetingu në politikë është jetik, pa u pastruar korrupsioni në politikë s’ecet para


Kreu i PD-së Basha ka ritheksuar në seancën e sotme domosdoshmërinë e vetingut në politikë.

Ai theksoi se pa u pastruar politike nga korrupsioni, vendi e ka të pamundur që të ketë mirëqenie e të ecë përpara.

“Kjo sallë nuk mud të jetë më strehë e njerëzve të korruptuar. Është jetike që të përballemi me plagën më të rëndë, korrupsionin që pengon tregun e lirë, që ndal rritjen e rrogave e pensioneve, që largon të rinjtë, që bllokon integrimin në BE, që ndihmon lulëzimin e tarfiqeve. Nuk mund të mos vendosim në axhendë vetingun e politikanëve, sepse nuk ecën dot para pa goditur korrupsionin. Është detyra jonë ta heqim këtë pengesë, ta pastrojmë politikën nga të korruptuarit për të hapur një kapitull të ri për Shqipërinë pas 30 vitesh të zgjatura tranzicioni. Vetingu është parakusht që bjerrja e kriza të ndalet.” – tha Basha.