Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha njoftoi datën 18 dhjetor sepse ashtu ia dha Rama


Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha në konferencën për shtyp ka thënë se thirrja më datë 18 dhjetor e Kuvendit nga ana e Bashës është datë e caktuar nga Edi Rama.

Berisha shtoi se firmëtarët mbështetës së Kuvendit të thirrur nga vetë ai nuk ka forcë që i ndal dhe se ai do të mblidhet në datë 11 dhjetor.

Një sjellje e tillë më kujton lëvizjet e pallateve të kuqe në fillim të viteve ’90. Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo në një tjetër këtë lëvizje vullkan, janë sa qesharake aq dhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng kryetari i PD mbledh kryesinë fallco, e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant në statutit të partisë, pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar dhe njofton datën që i jep Edi Rama për Kuvend të PD-së 18 Dhjetor.  Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizimit shqiptar, por dhe PD-së, se nuk do të ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre, sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harroj se dikush mund të luajë me revolucionin paqësor. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të. Ne po ndjekim me rigorozitet ligjet ekzistuese”-tha Berisha.