Vendosni fjalën kyçe....

Enkelejd Joti zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së


Enkelejd Joti zgjidhet si drejtori i ri i Përgjithshëm i RTSH-së. Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik ka zgjedhur këtë të hënë drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Me tre të pestat e votave, u zgjodh Enkelejd Joti. Kandidatët e tjerë që ishin në garë janë: Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajuar platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.

Kujtojmë se Joti është aktualisht drejtor i QSUT-së të cilën e ka drejtuar që prej vitit 2017, ndërsa më parë ka mbajtur për rreth 10 vite postin e ish-drejtorit të Përgjithshëm në kanalin Top Channel.

Joti është përmendur shpesh herë si një person i afërt i kryeministrit Edi Rama./Hashtag.al