Ashtu sikurse është raportuar në medie, përplasjet në PD kanë arritur edhe brenda në familjet e demokratëve.
Floriana Garo e cila u prezantua si zëdhënësja e Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha që prej 10 nëntorit, ka pranuar në një intervistë televizive se nuk i ka mirë punët me vjehrrën për këtë gjë.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Garo ka treguar se vjehrra e saj Lumturie Ratkoceri nuk ka qenë dakord me vendimin e saj. Megjithatë ka mbështetjen e bashkëshortit.
“Mund të them këtë gjë. Jo! Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Ai më mbështet mua, PD, Foltoren 100%. Prindërit e mi edhe pse kanë dyshime më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ‘bravo të qoftë’.”- u shpreh Garo.
Që prej 10 nëntorit 2021, Floriana Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Foltores.