Vendosni fjalën kyçe....

Godet përsëri Saimir Korreshi, niset për Kuvend me kastraveca dhe presh në duar (FOTO)


Deputeti demokrat i Lushnjës Saimir Korreshi këtë të hënë iu bashkua protestës së fermerëve të Muzeqesë.

Korreshi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet me disa kastraveca dhe një presh në duar, dhe thotë se me to do të shkojë në Kuvend.

“Rrugës për në Parlament. Duke i sjellë produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë.”– shkruan Korreshi, i cili njihet për fjalimet e tij të forta në Kuvend.

Fermerët e Myzeqesë kanë disa ditë që protestojnë duke i kërkuar qeverisë, rishikimin e paketës fiskale.