Vendosni fjalën kyçe....

I vihet eksploziv një lokali në Shkodër, në vitin 2015 pronari qëlloi me armë ndaj policisë


Një sasi eksplozivi i është vënë një lokali në Shkodër.

Lokali në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit është në pronësi të Gjin Gurit.

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2015 pasi ka qëlluar me armë ndaj policisë.

Nga shpërthimi i sotëm në lokalin e tij ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi

“Policia e Shkodrës/ informacion paraprak. Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale). Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.”