Një përplasje ka ndodhur pak momente më parë në seancën plenare në Kuvend, mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një moment Rama e quajti deputeten demokrate Jorida Tabaku me ironi “balonë tabake”. Kjo solli zemërim tek Tabaku dhe gratë e tjera demokrate në Kuvend, si dhe të kryedemokratit Lulzim Basha.
Ky i fundit u ngrit në Foltore i acaruar duke i kërkuar Ramës që të kërkojë ndjesë për ofendimin që i bëri deputetes.
Rama: Meqë u qani hallin bujqve e përmendni Serbinë e këto. Hajde more Lulzim hajde thuaje tani sa e ka Serbia e Maqedonia. Ose pyet atë që kë në krah që t’i thotë ty si balonë tabake
(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)
Rama: Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni.
(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)
Rama: Asnjë problem etik s’ka këtu…balonat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, ka pasur edhe tauke dhe tabake. Balona tabake ishte më e mira. Hajde Lulzim hajde e nis këtu me gramafonin tënd.
Basha: Standarde të dyfishta sa i përket sjelljes nuk duhet të aplikohen. Rama fyen individualisht dhe në grup opozitën. Zonjës që ju referove, është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje urave të Parisit. Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt. Vijmë nga universitetet më të mira të Europës, për t’i shërbyer këtij vendi. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë, i ke hipur kalit të lartë me taksat, vjedhjet e shqiptarëve. Je ai që je, dhe ke mbetur ai që ke qenë. Mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave të PD. Fjalorin e shteruar dhe banalitetin ruaje për shtëpinë tënde, mos më bëj të të jap kinon e plotë që meriton. Je një zero, je një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja, kjo është taksa e shoqërisë.