Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Buxheti i qeverisë do të shkatërrojë bujqësinë, dua t’ju bëj një thirrje fermerëve


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se paketa fiskale e propozuar nga qeveria do të godasë për herë të tretë qytetarët.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi tha se ky buxhet që pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, po shkatërron një nga sektorët më të rëndësishëm, siç është bujqësia.

Kryemadhi tha se buxheti i akorduar për këtë sektor është shumë pak, krahasuar me nevojat që kanë fermerët, të cilëve iu bëri një thirrje publike që të jenë të unifikuar.

“Paketa e re fiskale e paraqitur sot për miratim është goditja e tretë fatale që i vjen sot qytetarëve pas tërmetit të vitit 2019 dhe më pas pandemisë. Sot duhet të kishim të paktën një paketë që do përkrahte drejtpërdrejtë prodhuesit dhe fermerët për kategorinë më të madhe që jetojnë shqiptarët me mijëra të punësuar ne sektorin e bujqësisë, jo vetëm të bujqësisë por dhe të prodhimit.
Do ta filloj me rritjen e çmimit me 6 lekë për litër të gazit për industrinë prodhuese. Sot, një fabrikë ka nevojë për 10 mijë litra gaz në ditë dhe në qoftë se do të bënim një llogari të thjeshtë kostot e këtij biznesi do të shtohen me 15.000 euro në muaj ose 180.000 euro në vit. Po t’i shtojmë dhe kostot e transportit e gjitha bashkë edhe me rritjen e çmimit të energjisë bizneseve tona i mbeten dy rrugë.

E para, të ulin prodhimin duke ulur njëkohësisht dhe numrin e punëtorëve. Dhe e dyta, të mbyllin aktivitetin sepse e para nuk përballojnë dot me kostot dhe produktet e tyre humbasin konkurrueshmërinë në tregjet e huaja por dhe në atë vendas. Kjo taksë do e bëjë produktin ‘Made in Albania’ më pak të konkurrueshëm.

Sot në vendet fqinje situata është ndryshe. Parashikohen investime për prodhuesit dhe 70 mln euro për bujqësinë. Ne nuk i afrohemi as shifrave neto. Kjo është e vërteta e suportrit që kjo qeveri po i ofron fermerëve për të hapur ‘Open Balkan’…

Dua t’ju bëj thirrje fermerëve, që vërtetë qeveria harron të merret me ta, me rëndësi është unifikimi i tyre. Ne e kemi përgatitur me duart tona. Është e mirë që moralisht të pranojmë atë që është e vërteta, është se ne i kemi dëmtuar, por të punojmë për ta. Ky është një buxhet i cili i përket një kohe shumë të varfër, edhe të viteve më parë. Është buxhet që shkatërron sektorin më të rëndësishëm ku 52% e shqiptarëve jetojnë me sektorin e bujqësisë.”- deklaroi zonja Kryemadhi.