Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me emrat e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
E mes emrave të kandidatëve bie në sy emri i kryeprokurorit Olsian Çela. Në njoftimin e KLP-së thuhet se emrat e listuar më poshtë, janë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Njoftimi i KLP-së:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të nenit 221, pika 4, të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
I) Prokuroria e Përgjithshme
- Olsian Çela;
- Thoma Jano;
- Arqilea Koça;
- Alfred Progonati;
- Alma Muça;
- Anila Leka;
- Kudusi Shahu;
- Kujtim Luli;
- Sokol Stojani.
II) Prokuroritë e Apeleve
- Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
- Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
- Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
- Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);
- Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);
- Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);
- Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
- Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);
- Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë)