Shqipëria e ka mbyllur me fitore fazën kualifikuese për Botërorin Katar 2022 por nuk ka mundur të sigurojë kualifikimin.
Ndaj Andorrës, kuq e zinjtë fituan me rezultatin minimal 1-0. Goli u shënua nga pika e bardhë nga Endri Çekiçi.
Në grupin I, Shqipëria e mbylli në vendin e tretë pas Anglisë dhe Polonisë.
Në këtë grup, Anglia siguroi direkt kualifikimin ndërsa Polonia do t’i duhet të luajë edhe në play off.