Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Nënkryetarët thanë hapur “mirë se të vijë shkatërrimi i PD-së”, Duma: Spekulim


Në Partinë Demokratike çarjet mes figurave të saj sa vijnë edhe thellohen.

I radhës ka ardhur nga debatet në kryesinë e PD-së, ku pas mbarimit të mbledhjes deputeti Edi Paloka i cili tha se dy nënkryetarët thanë hapur “mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme”.

“Meqë janë mbledhur 4200 firma delegatësh, unë ofrova një zgjidhje kompromisi në kryesi, sepse nuk mund ta mohojmë, të fshehësh kokën si struci me idenë që atë që nuk e shoh nuk ekziston, ne nuk e bëjmë.

Ka dy palë sot në PD që nuk kanë besim. Janë 4200 delegatë, pra shumice absolute. Unë ofrova zgjidhje kompromisi që të dy palët me dy përfaqësues të vinin dhe të bënin atë që kanë kërkuar deri dje, verifikimin e formularëve të firmave.

Kjo nuk u pranua! U propozua një kuvend tjetër. Unë nuk di ca emri t’i vë, përveç se siç e quajti Fuga anti-miting. Gjithë vlerat e kësaj partie sot janë në diskutim.

Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë, delegatët vetëm për interesa të dikujt, që guxoi sot, nuk e kam për kryetarin, por dy nënkryetarët sot patën guximin të thonë hapur që “mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme”. Pse? Për të mbajtur këta ca karrige bosh atje”, – tha Paloka. 

Por kësaj deklarate i është përgjigjur vetë nënkryetarja Grida Duma e cila e ka quajtur spekulim.

“Sonte ka pasur një debat politik, disa kanë menduar në një mënyrë, të tjerë ndryshe, unë respektoj këdo, kam shumë pak respekt për ato që bëjnë asnjanësin, data 18 është data që përball situatën dhe vepron me ngjarjen si një veprim politik, e përgëzoj këtë vendim. Është bërë e udhës, një palë me spekulim, kjo parti duhet të kthehet në parti gare, parti që ka meritokracinë, duhet përdorur nuk duhet të ketë të promovuar si të përkëdhelur, të vendosë njerëzit që kanë kontribuar, ne të gjithë që jemi athe, jemi të vlerësuar nga PD, kemi marrë nga PD dhe duhet të dimë të japim dhe të japësh do të thotë ta duash atë parti që fiton gara, e nëse nuk është e tillë meriton që nuk është aty”- tha Duma.