Vendosni fjalën kyçe....

Profil/ Kush është Përparim Rama, arkitekti që do drejtojë Prishtinën


Prishtina do drejtohet nga sot nga Përparim Rama, kanbdidati i LDK-së, që mposhti Arben Vitinë e Vetëvendosjes, në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Po kush është arkitekti që ka marrë përsipër të drejtojë kryeqendrën e vendit?

Rama ka lindur në Prishtinë më 20 janar 1976. Në moshën 16-vjeçare ai ëshë shpërngulur në Britaninë e Madhe ku ka përfunduar studimet për arkitekturë. Në karrierën e tij 20-vjeçare, ai ka mbi supe projekte të shumta në shumë vende si Britani, SHBA, Zvicër, Shqipëri etj.

Ai u prezantua si kandidat i LDK-së për zgjedhjet lokale në Kosovë ga kreu i ri i partisë, Lumir Abdixhiku, në maj të këtij viti.

Ndër projektet kryesore të prezantuara prej Ramës gjatë fushatës zgjedhore ka qenë rikonceptimi i qendrës së kryeqytetit të Kosovës. Sipas arkitektit, tashmë kryekomunar i Prishtinës, qendra do jetë e dedikuar dhe orientuar drejt këmbësorëve e transportit publik.

Po kështu, ai ka premtuar gjelbërimin e Prishtinës, zgjidhjen e çështjes së parkimeve, ndërtimin e disa shkollave, zhvillim ekonomik të qytetit, lirimin e hapësirave publike, menaxhimin e mbeturinave si dhe ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë.