Kryeministri Rama ka ironizuar kreun e PD-së Basha, duke e quajtur fjalën e tij në Kuvend një pllakë gramafoni që përsëritet.
Sipas kreut të qeverisë, 113 milionë eurot që janë llogaritur për pagesa nuk shkojnë për oligarkët po janë shërbime nga të cilat përfitojnë qytetarët.
“Është e njëta pllakë gramafoni që rrotullohet, por sot ia vlen për dy tre gjëra që besoj u interesojnë qytetarëve. Ti me shifrat Lulzim ke një problem psikologjik e fiziologjik. Sipas Eurostatit ato që thua ti nuk janë të vërteta. Shifrat në kohën tuaj janë pa krahasim fare, edhe me varfërinë. Edhe me armëmbajtje pa leje në stadium. Se është njëri këtu që kërcënonte gjyqtarët në stadium me pistoletë e vjen këtu. Ju e latë Shqipërinë të mbytur në plehra. Çfarë dfo hiqni ju, lekët për trajtimin e mbeturinave. Ju se keni problem këtë gjë se e mbytët vendin në plehra sepse sipas jush është demokraci dhe plehrat kanë të drejtat e tyre. Do hiqni sterilizimin, sepse i latë spitalet njësoj si në kohën e miqësisë me Kinën. Check-up do qëndrojë, doni apo nuk doni ju. Këtu ne ndahemi në çështje mendësie. Do hiqni dializën, që vinin qytetarët nga ana e anës e mbanin radhën këtu për dializën. Çfarë do hiqni mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit që s’e bëri dot Luli. Që e latë si shishe e nuk kalonte dot njeri, që e mbulonte dëbora.” – tha Rama.