Vendosni fjalën kyçe....

Spaho: Flasim për Akademi të barinjve, por nuk po mban më njeri lopë e dele, në janar do rritet çmimi i qumështit


Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho thotë se nuk është problemi tek barinjtë, por se qytetarët nuk po mbajnë më lopë e dele.  

Në fjalimin e tij para Kuvendit, Spaho ka ngritur shqetësimin e tij për rritjen e mëtejshme të çmimit të qumështit.

Spaho u shpreh se grumbulluesve të qumështit iu leverdis më shumë ta marrin qumështin nga Serbia, se nga blegtorët shqiptarë.

“Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobenëve.

Por problemi i parë nuk është çobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë çmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi.

320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë.

Po mirë ky grumbulluesi pse duhet të shkojsë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parrullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.

Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.

Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg.

Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 litrin e qumështit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë.

Dhe veç kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend.”– deklaroi Spaho.