Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmi i 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së nga mbështetësit e Donald Trump ishte një sulm ndaj vlerave të NATO-s.
Gjatë intervistës ‘Axios on HBO’, që u transmetua të dielën, Stoltenberg tha se e konsideronte sulmin në Kapitol ‘si një sulm ndaj institucioneve thelbësore demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe për rrjedhojë edhe ndaj vlerave thelbësore të NATO-s’.
Pavarësisht shqetësimit të tij për incidentin – në të cilin mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kapitolit në shenjë proteste ndaj fitores zgjedhore të Joe Biden, për të cilën ata pretendonin se ishin manipuluar – Stoltenberg tha se ishte ‘i bindur se aleati më i madh’ do mbetej një demokraci të fortë.
Sekretari i Përgjithshëm, i cili shërbeu gjithashtu si kryeministër i Norvegjisë, mbrojti deklaratën e tij duke argumentuar se SHBA ‘ka kaluar kohë të vështira, kriza edhe më parë dhe gjithmonë ia ka dalë t’i kapërcejë me një përkushtim të fortë ndaj institucioneve demokratike.
Stoltenberg e ka dënuar edhe më herët sulmin e 6 janarit në Kapitol, duke e quajtur atë një sulm ‘tronditës’ ndaj institucioneve demokratike të SHBA-së.