Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i përgjigjet Ramës: Nuk më intimidon dot, jam krenare për mbiemrin tim, por do flasim në Komisionin Hetimor


 

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka marrë fjalën në Kuvend për t’iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të cilat ishin fyese ngaj saj pasi e quajti “balonë Tabake”.

Tabaku tha se Rama nuk e intimidon me fjalët që thotë dhe se ajo është krenare për mbiemrin që mban, pasi familja Tabaku është një ndër familjet themeluese të kryeqytetit.

Por sipas saj Rama nuk e mësoi kurrë historinë e Tiranës pasi e ka konsideruar atë vetëm si “truall ndërtimi”.

Deputetja demokrate u shpreh se sa herë ka diçka kriminale tek koncesionet, Rama u del atyre për zot, por e sfidoi atë se bashkë do flasin në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

 “Properëndimori me gjuhë mizogjeni që argument të vetëm ka vetëm fyerjen dhe vendosjen e një personi në tagër se mendon se do më intimidojë mua për ato që them.

Unë e kam nder që e kam mbiemrin Tabaku, një nga familjet themeluese të këtij qyteti.

Nuk e njohe kurrë historinë e Tiranës, sepse Tiranën e konsiderove vetëm truall ndërtimi.

Hyre dhe Kryetar Bashkie. Nuk e kuptove kush janë familjet më të rëndësishme të qytetit të Tiranës.

Përsa i përket diskutimit që po ndodh sot këtu. Faqja 98 e parafundit e buxhetit të shtetit. Vlera e plotë e rrugës së Arbrit, 58 miliard lek. Nisi 33 miliardë lek.

Tabela 9 e koncesioneve. Nga buxheti i shtetit, pak rëndësi ka kush e paguan, Erjon Veliaj, apo Belinda Balluku, 1.5 miliard lek, inceneratori i Tiranës. Është buxheti i shtetit.

Këto janë shifra dhe fakte që flasin përdirë.

E dini se kush është historia më kriminale e të gjitha koncesioneve?

Sa herë që ka diçka, ky (Rama), i del për zot.

Këshstu i doli për zot edhe kur bëmë interperlancën për inceneratorët. Kështu po i del edhe rrugës së Kombit, kështu i del, çdo zullumi.

Vjen e mbron vetë këtu. Gjithmonë i del për zot çdo vjedhje dhe korrupsioni, i del ky për zot.

Vjen mbron edhe të gjithë këta që ka mbrapa këtu.

Historia më kriminale e të gjithë konçesioneve të gjitha janë pa tavan.

Nisi 33 miliardë “Rruga e Arbrit”, përfundoi 58 miliard.

Nisi 179 milionë euro inceneratori i Tiranës, ka shkuar 300 milionë euro sot.

Rrisku i kontratave konçesionare është rreziku më i madh që ka buxheti i shtetit, që sot po e kuptojnë, sepse vetëm në tre vitet e fundit kanë paguar 30 milionë euro shtesë nga kontratat. Prandaj po u del për zot.

Ndërkohë që diskutimin tjetër me mua do e kesh tek Komisioni Hetimor i Inceneratorëve kur të vish të japësh aty përgjigje.”- u shpreh deputetja Tabaku.