Të paktën tre persona janë plagosur ndërsa demonstruesit marshuan nëpër kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, të dielën për të protestuar kundër një vendimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese që quan thirrjet për të reformuar monarkinë si jokushtetuese.
Protestuesit vërshuan në rrugët në qendër të qytetit duke mbajtur pankarta që shkruanin: “Jo monarki absolute” dhe “Reforma nuk është heqje e monarkisë”.
Njerëzit morën pjesë në marshimin masiv për të protestuar atë që ata e përshkruan si një kthim në monarkinë absolute nën Mbretin Maha Vajiralongkorn.
Disa aktivistë u panë duke pikturuar grafite në rrugët nëpër të cilat po marshonin.
“Ky vend i përket popullit”, thuhej në një mesazh.
Protesta u nxit nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës të mërkurën që i quan të paligjshme të gjitha thirrjet për të reformuar institucionin e monarkisë.