Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi dhe Paloka i dalin kundër Bashës për mbledhjen e Kuvendit në 18 dhjetor


Deputetët Albana Vokshi dhe Edi Paloka, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së janë shprehur kundër vendimit të marrë nga Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë Paloka  ka kërkuar të mos dilet kundër vullnetit të firmave që janë mbledhur për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Mos i dilni kundër vullnetit te anëtarësisë dhe firmave që janë mbledhur”- tha Paloka.

Nga ana tjetër Vokshi e ka konsideruar ilegjitime lëvizjen, “vendimi që do marrë Kryesia është ilegjitim, se partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”.

Nga ana tjetër deputeti Tomorr Alizoti ka dalë kundër te dy palëve duke kërkuar bashkimin e partisë.