24 leje drejtimi janë pezulluar mbrëmjen e djeshme në rrugën Sauk-Teg-Krrabë e anasjelltas si dhe në rrugën Tiranë-Vorë-Tiranë.
13 drejtues mjetesh janë kapur duke ecur me shpejtësi nga 140 km/orë deri në 178 km/orë. Ndërsa 11 drejtues mjetesh janë kapur në timon nën efektin e alkoolit.
Po kështu policia rrugore ka vënë gjoba nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë të reja për 26 drejtues mjetesh që janë kapur duke lëvizur me shpejtësi nga 121 km/orë deri në 127 km/orë.
17 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjoba ga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit.
Tre shoferë janë prangosur pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.