Vendosni fjalën kyçe....

Balla-Dumës: Ti prodhon më shumë helm sesa mund të mbledhë trupi yt


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla, i është kthyer nënkryetares së PD-së, Duma, pas fjalës së kësaj të fundit.

Ai e ironizoi demokraten duke thënë se hedh e prodhon helm më shumë sesa mund të përthithë.

Duma në fjalën e saj tha se deputetet e PS-së nuk ekzistojnë, po vetëm kryeministri Rama që bën çdo gjë vetë pa pyetur askënd.

“Trupi i njeriut ka një organ që mbledh helmet. Ti prodhon më shumë helm sesa mund të mbledhësh. Një zonjë vjen këtu dhe hedh helmin që në 10 të mëngjesit. Vjen këtu dhe fyen zonjat dhe thotë se deputetet socialiste këtu nuk ekzistojnë. Ky Kuvend funksionon sipas rregullores dhe kushdo që e shkel do ndëshkohet sipas rrgullores.” – tha Balla.