Vendosni fjalën kyçe....

“Balonë Tabake” – Rama sqaron deklaratën për deputeten demokrate: Ka një ndryshim mes retorikës, metaforave dhe sharjeve


Në fjalimin e tij në Kuvend ditën e sotme, kryeministri Edi Rama është ndalur tek akuzat për gjuhën e përdorur në seancën e djeshme plenare, për të cilën mori kritika edhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Rama tha se ndihet i detyruar të bëjë një sqarim, duke mos kërkuar falje ndaj deputetes Jorida Tabaku, por duke i mësuar asaj se ka një “ndryshim mes retorikës, oratorisë metaforave dhe mes sharjeve shpifjeve apo akuzave me sfond për individin”. Rama tha se ka thënë se shifrat ia dërgon si “balonë Tabake”, fjalë të cilat pretendon se nuk i ka përdorur si fyerje ndaj deputetes.

 “Ndihem i detyruar të bëj një ndërhyrje për shkak se kësaj séance po I vjen fundi, për shkak se kjo seancë ndoshta më e rëndësishmja për vitin parlamentar u karakterizua për debate mbi buxhetin por mbase për ca kohë do mbahet mend për ca kohë për degradimin e rëndë të gjuhës.

Duke qenë se për këtë degradim u mor një zanafillë nga fjala ime e ndjej për detyrë që të sqaroj edhe për opinionin publik se e zbardhur literalisht ajo që thashë, fjala ime si më poshtë: Pyet atë që ke në krah se ajo t’i jep shifrat megjithëse t’i jep si balonë tabakë.’.

Tani e gjithë çfarë erdhi pas mua më kujton një moment tek filmi Postino, ku nëna ii qahet fshatit se postieri kishte turbulluar vajzën me metaforat e Narutos. Ndërkohë është e paimagjinueshme teksa një metaforë kthehet dhe një akuzë pas saj vazhdon një lumë i tërë balte, sharjesh deri edhe turrjesh për grushta, faktikisht duke turpëruar edhe Parlamentin.

Por duke qenë se kjo nisi me zonjën Tabaku e cila pas kësaj bëri edhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhje me shifrat ‘si balonë Tabake’ gjë që pastaj e kthjellova duke thënë që është lloji më prezentabël i balonës dhe duke qenë se edhe më tutje zonja Tabaku u ankua këtu përpara këtij Kuvendi se kjo na qenka një trend… unë kam ardhur këtu me një prej vendime të Gjykatës, që ka të bëjë pikërisht me zonjën Tabaku dhe e kam sjellë për të thënë se ka një ndryshim mes retorikës, oratorisë metaforave dhe mes sharjeve shpifjeve apo akuzave me sfond për individin. Janë ndryshime shumë të mëdha sepse ndryshe kthehemi në kohëra shumë të errëta.”- deklaroi Rama.